Ditën e sotme, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga.
Vajza e tij Emilie Xhilaga, ka treguar se inxhinieri ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka zbuluar se ka pasur lidhje g jaku me të ndjerin. Në Instagram, Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar:
“Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit”.
Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA. Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në Neë York City. Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.
Me poshte shikoni njeren nga videot qe nuk duhet humbur.