Qeveria e koalicionit e përbërë nga katër parti politike në Holandë ka dhënë dorëheqjen. Raportimi vjen nga mediat lokale dhe ato ndërkombëtare. Vendimi erdhi pas skan dalit të ak uzimit të gabuar të mijëra familjeve për mash trim me benefitet financiare për fëmijet.
Qeveria holandeze iu kërkoi atyre që t’i kthenin pas paratë e marra. Shumë ishin me prejardhje emigrante dhe vendimi i gabuar i kabinetit të Rutte i zhyti ata në vështirësi të mëdha ekonomike.
“Këto familje pësuan një gabim të pashembullt”, vendosën deputetët holandezë, me zyrtarët e taksave, politikanët, gjykatësit dhe nëpunësit civilë duke e lënë qeverinë të pafuqishme përballë këtij skandali.