Historia e Abby dhe Britanny është e jashtëzakonshme. Ato lindën si dy motra në një trup të vetëm. Dy binjaket kanë një histori aq të veçantë.
Abby dhe Britanny Hensel janë të pandashme dhe kjo është në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe pse në një trup të vetëm, ato ia dolën të shkolloheshin dhe të jetonin normalisht.
Jeta e këtyre binjakëve siamezë është aq e jashtëzakonshme sa u shfaqën në vitin 1996 të vogla në shfaqjen më të njohur të Amerikë me Oprah Winfrey Show. Sot ato janë 30 vjeçe. Me një durim dhe këmbëngulje, ata arrijnë të bien dakord për detyrat e tyre të përditshme dhe madje të punojnë së bashku.
“Ne jemi një trup dhe dy shpirtra ” , thonë njëzëri Abby dhe Britanny. Mamaja e binjakëve mendoi se ajo ishte shtatzënë me vetëm një fëmijë. Prindërit donin t’i ndanin kur ato ishin të vogla, por fr ika se mund të shkonte keq diçka gjatë ope racionit ishte shumë e madhe.
Vajzat nuk pranuan të ndaheshin, ato donin të ishin në një trup. Abby dhe Britanny treguan se vetëm sepse janë siameze nuk do të thotë se binjakët janë të njëjtë. Secili ka një personalitet të ndryshëm. Sot ato janë mësuese dhe të dyja marrin një pagë.
Abby dhe Britanny u drejtuan për të njëjtën karrierë, atë të një mësuesi. Abby thotë:
Ne e kuptojmë se marrim vetëm një pagë sepse bëjmë punën e një personi.”
Fati i Abby dhe Britanny tregon se vullneti mund të çojë në mrekulli të vërteta. Të dy motrave nuk iu dha shumë shpresa për të jetuar, por ato ia dolën shumë mirë.
Burimi: SantePlusMagazine/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Korrekte.