Rejhan Sjunger është 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, i cili ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor për fëmijë në Suedi.
Ai ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performacës në skenë. Ndërsa pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e këngës. Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion dhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike. Dëshira e tij më madhe është të arrijë në finale.
Rejhan, ndihet krenar për vendlindjen e babit të tij Kosovën dhe do t’i tregojë botës se Kosova është një shtet i ri dhe i vogël, por që ka shumë talente ndërkombëtare.