Lajme

U tha se mjeku Harxhi ka shkuar për kurim në Turqi nga Covid-19 me fondet e Ministrisë, reagon e shoqja: I kemi pasur vetë lekët, u kam lënë Zotin….





Mjekja dermatologe Erjona Shehu ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, sa i takon lajmeve se bashkëshorti i saj Arjan Harxhi është dërguar për kurim në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dr Arjan Harxhi – Koordinator klinik per HIV AIDS ne Kliniken infektive prane QSUT Tirane Mekanizmi koordinues Vendor

Shehu thotë se Harxhi u dërgua me shpenzimet e familjarëve të tij, pasi shfaqi shenja të rënda të përballjes me Covid 19, dhe se familja nuk i ka as edhe një qindarkë borxh shtetit shqiptar, ndërsa shton se nuk kanë marrë as edhe një telefonatë intereso për shëndetin e tij.

Shehu shton se gjendja e Harxhit shqetësoi dy familje që kanë pothuajse një vit që përballen me lajmet mbi Covid, ndërsa falenderon të gjithë miqtë për ndihmën që i kanë ofruar familjes në këto ditë të vështira.

Postimi i plotë i Shehut:

Te nderuar miq! Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm i PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.
Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agr esive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij.

Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi.





MË TË LEXUARAT

To Top