Biznesmeni Fisnik Syla dhe njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të.
Me këtë rast, këngëtarja Morina i ka organizuar atij një festë speciale me familjarët dhe rrethin e ngushtë të të afërmëve të tyre.
Këngëtarja gjithashtu i ka bërë publike fotot nga festa, ndërsa nuk kanë munguar komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave. Së fundmi, Fjolla publikoi disa imazhe më i nt ime të realizuara gjatë festës, ku çifti shfaqen duke i dhuruar një puthje të zja rrtë njëri-tjetrit. Në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram ajo shkruan: “Kjo është ajo që dua të bëj me ty gjithmonë”.