Lajme

Diplomati rus dëbohet nga Shqipëria, ja cilat janë shkeljet që ka bërë ai/ Kishte marrë disa paralajmërime





Shqipëria ka dë buar diplomatin rus. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi sot, se ka dë buar sekretarin e dytë të ambasadës ruse në Shqipëri, Alexey Krivosheev me argumentin se shkeli masat anti-covid-19.

Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët që ndodhen në Suedi dhe Slloveni - Tv Klan

Tirana zyrtare thotë se pasi deno nci meve për shkeljet e masave nga diplomati, i shprehën shqetësimin ambasadorit Mihail Afanasiev, por shton se ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave.

DEKLARATË PËR SHTYP E MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME:

Qeveria Shqiptare dëshiron for cimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cen uar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe deno ncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët mbi masat që duhen marrë pas publikimit të shifrave nga MPJ kineze - Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme





MË TË LEXUARAT

To Top