Leximi

(Video) Ky është fshati i rrallë shqiptar ku jetojnë goranët, ja cilat janë traditat e tyre dhe për çfarë njihen





Ilnisa Agolli, na prezanton me popullsinë Gorane përgjatë këtij dokumentarit në “Fshatrat e Shqipërisë”.

Valle Me motive Gorane-Fshati Shishtavec - YouTube

Sipas vetë rrëfenjave të banorëve të zonës, ata erdhën në Shishtavec të Kukësit në mesin e shek të VIII. As 30-të km larg qytetit të Kukësit, në kufirin ndarës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, ajo që kupton qysh sa hyn në këtë fshat etnik me rrënjë shqiptare, është tradita.

Tradita jo vetëm që ruhet, por përcillet brez pas brezi edhe sot. Do të kalojmë fundjavën në një shtëpi. Qëlluam pa drita prej motit të vështirë. Si të presin banorët? Do të njihemi me kulturën e goranëve, do të kuptojmë historinë e këtij fshati mbresëlënës dhe do të njihemi me historinë. Si u kthyen në shqiptar? Kur ndodhi dhe si? Ç’zakone kanë? Pse është kaq e famshme patatja këtu? Shishtaveci i përket fshatrave të Gorës, por kush është kryeqendra e saj?

Ky fshat me tradita të vjetra i cili shtrihet në bjeshkët e Kukësit të befason. Të lë pa fjalë. Cilat janë arsyet dhe përse ka një unitet dhe solidaritet si rrallë herë? Shiheni videon e plotë më poshtë:





MË TË LEXUARAT

To Top