Ndriçim Xhepa lindi më 21 Janar 1957 në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, më 1980, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar.
Ai ka interpretuar rreth 50 role në teatër, nga të cilët veçohen ato në “Prometeu” të V.Eftimiut, “Në jetë” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” të Roblesit, të A.Milerit, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallët” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit.
Nga viti 1989-2008, ka qenë pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik dhe në vitet 1996-97 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione të pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te McDonagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradhëti bashkëshortore” të Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive të Shkupit ka interpretuar në shfaqjen “Mbreti Lir” të U.Shekspirit.