Lajme

I zi ky lajm/ Burrë e grua humbën jetën nga Covid-19 njeri pas tjetrit dhe duartë i mbajtën shtrënguar deri në fund





Një çift bashkëshortor në SHBA është bërë lajm këto ditë dhe historia e tyre ka prekur zemrat e mijëra njerëzve.

Image

Burë e grua vd iqën më 16 janar në një spital në shtetin amerikan të Ohios, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit. Dick Meek vd iq në moshën 89 vjeçare, kurse gruaja e tij Shirley, në moshën 87 vjeçare.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ata shënuan 70-vjetorin e martesës së tyre. Ata lanë pesë fëmijë, 13 nipa dhe 28 stërnipa. Sipas anëtarëve të familjes, ata kaluan jetë të lumtur familjare.

“Ata nuk ishin të njëjtë me moshatarët e tyre. Ata ishin shumë, shumë të shëndetshëm, njerëz të gjallë. Ata na lanë kaq shpejt”, tha vajza e tyre Debbie Howell, raporton CNN. Testet e kryera më 26 dhjetor treguan se ata ishin pozitivë në koronavirus. Dick u shtrua në spital më 2 janar, kurse gruaja e tij dy ditë më vonë.

Image





MË TË LEXUARAT

To Top