Lajme

I dha 10 mijë euro gjyshit të nuses për një tokë po s’e mori/ Shqiptari i kërkon paratë, gjyshi përgjigjet: I kam ngrënë të gjitha





Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gj yq” tek E Diela Shqiptare, është bërë Klintoni dhe Hairi. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit i cili e ka thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar 10 mijë eurot që ia ka marrë para 7 vitesh në këmbim të një toke. Ajo tokë doli me probleme dhe Klintoni nuk ka as tokën dhe as paratë.

Shihemi ne gjyq - Dhendrri ne konflikt me gjyshin e nuses! (24 Janar 2021) - YouTube

Klitoni: Unë kam sjellë gjyshin e nuses time se kam marrë një tokë tek ai dhe kam 7-8 vite që më gënjen për tokën dhe lekët nuk po mi kthen mbrapa.

Eni Çobani: Pse të gënjen gjyshi dhe pse vajtët tek gjyshi për këtë tokë? Klitoni: Vajta tek gjyshi me nusen dhe fëmijët, hëngrëm drekë, biseduam e tha kam një tokë për të shitur.

Hairi: Nuk ka tu rp ai. Kur mori tokën time pa tapinë pa dhe vendin atje, pavarësisht se mua ma zuri çuni i xhaxhait, unë çfarë të bëja?

Klitoni: Çfarë faji kam unë, unë të kam dhënë lekët. Hairi: Ti më kërkon lekët, me ke prishur me mbesën, nipërit, me çupat edhe me dhëndrin, o mas kara.

Klitoni: Të kam dhënë 10 mijë euro. Hairi: E ke parë tapinë? Ai mund të më nxjerrë nga shtëpia mua.

Klitoni: Po çfarë faji kam unë. O zotëri unë dua lekët.

Hairi: Çfarë lekësh, ku kam lekë të të jap unë ty? Klitoni: Mua më pëlqeu toka, diskutuam për pazarin dhe ramë dakort për 10 mijë euro, pa dokumente, me mirëbesim sepse është gjyshi i nuses. Tani po bëj 8 vite që po pres dhe as lekë mbrapa as tokë.

Hairi: Ore çfarë leku do, çfarë toke do? Unë nga ty u detyrova ta hedh në gj yq në rrethin e Fierit dhe e fitova gj yqin. Ardit Gjebrea: Po ato 10 mijë euro çfarë i bëre? Hairi: 10 mijë euro ikën, ne fukarenj, jo i hëngra, jo br idh nga gjyk atat.

Dhendri i kerkon 10 mije eurot, gjyshi i nuses: Çfare para, une i kam ngrene - YouTube





MË TË LEXUARAT

To Top