Lajme

S’ka votur që nga viti 1992/ Dashnor Diko i futet politikës tani? Ja deklarata e bujshme e tij





Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë vit ai do të votojë dhe këtë na e tregon deputeti dhe kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi.

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje

Deputeti ka publikuar një foto me Dikon në rrjetet sociale dhe deklaron se këngëtari i ka pohuar se do të votojë kundra tre kryetarëve, duke iu referuar Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

“Një kafe me Dashnor Dikon në fshatin Adriatik të bashkisë Divjakë. Nuk kam votuar ndonjëherë tha Dashnori pas 22 marsit 1992 për hipokritët komunistë që kanë qeverisur Shqipërinë prej 28 vitesh duke vjedhur së bashku e duke mashtruar Shqiptaret sikur “zihen” me njëri-tjetrin

Më 25 prill do të votoj patjetër kundra mashtrueseve që janë ndarë në tre tufa dhe ndërrojnë karriget e pushtetit me njëri-tjetrin duke u tallur me shqiptarët”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.





MË TË LEXUARAT

To Top