Ditën e djeshmë në ‘Përputhe Prime’ kishte prurje të reja. Një vajzë e re iu bashkua konkurrentëve.
Antonela Berisha, 24 vjeçe, e cila jeton në Itali, tashmë është një tjetër vajzë e cila me siguri do t’i vjedhë zemrën shumë djemve të programit.
E me sa duket, ky fakt ka ‘tr embur’ paksa dhe Melisën dhe Ledjanën të cilat nuk e ‘përjetuan’ aspak mirë praninë e vajzës së re, duke shfaqur xhelozi.
Antonela tha se nga ekrani është tërhequr më shumë nga Mevlani, Atdheu dhe Edisoni. Zgjedhjet e saj nuk u pritën aspak mirë nga vajzat e tjera në studio, të cilat e shfaqën hapur xhelozinë e tyre.
Pjesë nga biseda në studio: Antonela: Mevlan ti ishe emri i parë për ty, ndoshta kam ardhur për ty
Mevlani: Do e shohim rrugës, nuk ka gjë të keqe. Ledjana: Pse pikërisht Mevlani?
Antonela: Sepse Mevlani zakonisht ka këmbën e mbarë dhe thashë ta filloj me të. Melisa: E paska parë dhe ajo, në fillim te ti e përfundojnë te të tjerët, më të mirë…
Antonela: Ku i dihet përfundoj dhe me të se është shumë i mirë. Mevlani: Faleminderit shumë! Të marrësh një kompliment nga një vajzë kaq e bukur si ti është meritë e madhe.
Ledjana: Fillove ti! Antonela: Preferenca tjetër është Atdheu sepse është binjak si unë. Më pëlqen dhe Edisoni, duket shumë elegant. Më pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj në moshë.
Melisa: Atdheu është i ri, ske çe do. Antonela: S’ka gjë, e rris vetë.
Me poshte shikoni njeren nga videot qe nuk duhet humbur.