Rozë

Bën rrëfimin e rrallë aktori Flor Binaj, bashkë me atin: Kur kam dalë herën e parë në televizor nuk më njohu, ka bërtitur…





Florjan Binaj bëri daljen e parë publike me të atin në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ata folën për marrëdhënien e veçantë babë e bir si dhe për familjen.

U infektua me Covid-19, aktori Flor Binaj tregon sa shumë hoqi: Më pyesnin po unë...

Ndër të tjera, të dy kujtuan fillimet e Florit në “Portokalli”. Petrit Binaj rrëfeu se në atë kohë, Florjani kishte fituar audicionin për në “Portokalli”, por ai nuk dinte gjë.

Më vonë e mori vesh që Agron Llakaj e kishte spikatur. “Unë nuk e lejova që të shkonte se në atë kohë e kapa duke pirë cig are dhe më pas u qeth qeros. Ai ishte qethur për rolin e tij, por unë mendoja se kishte marrë rrugë të keqe”, shpjegoi ai.

Ndërkohë Flori tregoi reagimin e tyre kur do të shfaqej për herë të parë në “Portokalli”. “Ishin ulur para televizorit dhe dola unë në skenë si Edi Rama. Prita për reagim, por asnjëri nuk po fliste. Fillova t’i pyes si ju dukej, por nuk po më njihnin. Vetëm gjyshja e dalloi zërin dhe më tha: Po si zëri yt ky mor bir.

Babai nga ana tjetër na tha të pushonim se donte të dëgjonte skeçin dhe akoma nuk e kishte kuptuar që isha unë aty”, rrëfeu aktori.

Flor Binaj festoi datëlindjen, ja si e ka uruar gruaja me fjalë zemre: Flori je si ke emrin, ti je për të gjithë!





MË TË LEXUARAT

To Top