Pas një të diele të zhurmshme, plot emocione të forta, me hyrje të reja, por edhe me largimin e çiftit të parë, Tea dhe Andi, sot nisi një java e re për “Për’Puthen”.
Antonela është një prej hyrjeve më të reja në këtë emision dashurie, e cila ka ndezur debate të pafundme, e madje është gati të “lu ft ojë” me Melisën dhe Ledjanën për Mevlanin!
“Kam ardh t’ju rrëm bej djemtë se s’po dini si me i kap, Mevlani është tash 3 muaj këtu dhe s’po gjen nuse. Më erdhi në backstage edhe më tha mirë që erdhe”, mjaftoi kjo deklaratë e Antonelës për të nisur debatet e forta në studio.
Antonela: Mirë që ja nxora zërin kësaj (i drejtohet Ledjanës) Ledjana: Dëgjohem edhe pa bërtitur, erdhe për djemtë apo për të më ngrënë zërin mua
Antonela: Kam ardhur për Mevlanin. Po pse je xheloze moj vajzë. Ledjana: Nuk jam xheloze. Mevlani e ndërron mendjen shumë shpesh.
Antonela: Ai e bëri këngën dhe ti nuk e vlerësove, nëse bën album për mua do e vlerësoj shumë. Për të mos mjaftuar debatet mes vajzave nis një tjetër debat akoma më i fortë me Melisës dhe Mevlanit.
Mevlani: Do me i dhon mend ti? Po shif moj punët e tua… Ty ça të duhet apo je mësuar me injoruar njerëzit. Melisa: Jo ti më injoron, se ja nise me Sindin edhe pastaj vazhdove me mua. Dua të fol edhe s’të pyes fare ty.
Mevlani: Po ca je ti që i thua ashtu asaj për Mevlanin. Melisa: Për pllakat që i ndërron ti je i pafytyrë. Antonela: Nëse femrat janë të lëvizshme normal që mashkulli do ndërroj pllakat.
Melisa: Para se të vije ti jam vetëm te Ledjana dhe Melisa. Për çfarë shkoi te femra re? Vetëm sepse i mbeti një mundësi bosh.
Mevlani: Ti pëlqen njeri këtu brenda? Ca pëlqen ti këtu brenda? Ik moj fallco… Për çdo gjë je fallco.
Melisa: Ke marrë rrjedhën e Fatjonit, keni fjalë dhe jo argumenta. Mevlani: Nuk më intereson me u marr me ty. Melisa: Mbushe egon tënde Mevlan. Jeni mësuar që hidhni vetëm grepin.
Melisa: Ishte ai që tha në momentin që do vijnë prurje të reja unë prape jam vetëm për Melisën dhe Ledjanën. Mevlani: A më ka ngel vetëm një zgjedhje? A ka mundësi se po flas me të, ti nuk bën më pjesë këtu. (I drejtohet Melisës)