Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të “AfterParty”, ku ka zbuluar shumë detaje rreth vetës.
Ajo është shprehur se ky vit i ri ta gjejë me një “bebush tjetër”. Gjithashtu ajo bëri edhe një dedikim dashurie për partnerin, të cilit i tha: “Deri në fund të jetës, unë ia kam dhënë premtimin vetes që do jem me ty, do jemi të dy, ti më ke mua”.
Ndërsa e pyetur se cili është “vendi më i çuditshëm ku ka bërë dashuri”, Zaimina tha: “Pippp”. Ajo shtoi se preferon më shumë një dasmë private se sa tradicionale.