Në 24 dhjetor të vitit që lamë pas, Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë.
Në Instagram, ai ka ndarë disa foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite. Këngëtari shfaqet në foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar. Selvija shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa Shpati me një bluzë e pantallona të zeza. Të dy shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në një foto tjetër Shpati shihet duke i dhënë një puthje Selvijes.
Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar këngëtari. Me siguri jeni bërë kuriozë të dini si janë njohur Shpati dhe Selvija. Në fakt, njohja e tyre s’ka nisur as në Instagram, as në shoqëri të përbashkët, as në club apo lokal!
Selvija është grimiere dhe Shpati mesa duket ka shkuar të bëjë makeup-in tek ajo. Këshu, ka nisur një histori e bukur dashurie mes të dyve.
Këtë e ka treguar vetë Selvija teksa i përgjigjej pyetjeve të shumta të ndjekësve në InstaStor. “I ke bërë grim ndonjëherë Shpatit”- e pyet dikush, ndërsa partnerja e këngëtarit ia kthen
“Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë.”