Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Gazetarja Ema Shazivari bën me dijese ai u konfirmua dje si bartës i koronavirusit.
Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi, ndërsa mjeku vetë shprehet se është mirë. Për të hequr çdo dyshim, pritet të bëhet një tjetër test pas 72 orësh.