Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump (74) dhe bashkëshortja e tij Melania Trump (50) ditë më parë kanë festuar më 22 janar gjashtëmbëdhjetëvjetorin e martesës.
Martesa me sllovenen e bukur për Donaldin ka qenë e treta, pas martesave të dështuara me Ivana dhe Marla Maples.
“Po-në” vendimtare e kanë thënë në Palm Beach në Floridë më 2005, ndërsa në gjithë ceremoninë janë shpenzuar më shumë se një milion dollarë. Melania në ditën e martesës ka pasur të veshur fustanin luksoz me nënshkrimin John Gallianit, i cili atëbotë ka punuar për shtëpinë prestigjioze të modës Dior.
Fustani i nusërisë me ngjyrë të bardhë shkëlqyese ka qenë i rëndë 25 kilogramë, ndërkaq ka pasur madje 91 metra mëndafsh.
Fustani i nusërisë, i cili ka kushtuar 100 mijë dollarë, është publikuar edhe në faqet e revistës Vogue. Rreth qafës së saj ka shkëlqyer edhe qaforja me diamante.