Gazetari inve stigativ, Marin Mema si asnjëherë më parë ka zbuluar disa detaje të vogla rreth jetës së tij private.
I ftuar në emisionin, “Shiko Kush Luan”, ai zbuloi se prej vitesh ishte në një lidhje dashurie. Së fundi është publikuar intervista e tij në ‘After Party” ku na ka treguar pak më shumë rreth partneres së tij.
Ai ka zbuluar se është ajo që i bën më shumë surpriza, por edhe Marini është romantik. Gjithashtu i vendosur të zgjedhë mes bjonde apo brune, gazetari ka thënë brune. Mema ka zbuluar se dedikimet i pëlqen t’ia bëjë sy më sy.
“Më pëlqen kur ia bëj live, domethënë sy më sy, gjithmonë i bëj dedikimet duke e parë njeriun në sy”, është shprehur gazetari.
Ndërsa pyetjes se në cilin vit mendon të bëhet baba, ai është shprehur, se kjo gjë nuk ka përcaktim por që dëshiron të jetë sa më shpejt.