Të hënën që kaloi, një nga konkurrentet më të përfolura në ‘Love Story’, Enxhëll, e cila u vetë-eliminua pak kohë më parë, me anë të një video-mesazhi u bë pjesë e programit ku kërkontë të rikthehej në program.
Mirëpo, duket se vajzat nuk e kanë pritur mirë këtë dëshirë të Enxhëll për tu rikthyer, dhe konkretisht Meri, e cila ka folur në lidhje me këtë temë në një intervistë në ‘Daily Love Story’.
Duket se Meri është irrituar nga dëshira e Enxhëllit për rikthim pasi është shprehur se nëse Enxhëll kthehet ajo do të largohet.
“Videomesazhi i Enxhëllit…unë kam respekt për të sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja për të, do mundja emocionet, do përballoja pr esionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë, dhe nuk do veproja ashtu.
Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, tha Meri.