Këngëtari i njohur, Robert Berisha feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë ai ka marrë shumë urime nga fansat, miqtë dhe kolegët.
Roberti ka mbushur 43-vjeç, por dhe më herët ka treguar se ndihet shumë më i ri nga mosha që ka.
Aktualisht ai ndodhet në SHBA, ku po e kalon dhe ditëlindjen. Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtari humbi të ëmën. Ai kishte një lidhje shumë të ngushtë me të dhe me siguri sot ia ndjen shumë mungesën.