Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në “Abc News”. Ajo ka treguar dy momentet më të vështira me të cilat është përballur: largimi i motrës nga Shqipëria dhe div orci.
Ajo ka rrëfyer se ka kaluar gjysmën e jetës me ish-bashkëshortin dhe mendonte se do ishin bashkë deri në fund. “Kam kaluar gjysmën e jetës me ish bashkëshortin, jemi rritur bashkë. Mendoja se do ishim bashkë deri në fund por kur njerëzit nuk gjejnë më mënyrën e duhur për të bashkëjetuar zgjedhin rrugë të ndryshme”, u shpreh këngëtarja.
Përsa i përket motrës, Jonida tha se flet çdo ditë me të por nuk është njësoj si ta kishte pranë.