Pas suksesit të Për’puthen, autorja Olsa Muhameti ka nisur përgatitjen për programin më të ri, me pjesëmarrës mbi 40 vjeç.
Sipas Olsës, që në fillim të njoftimit, ka pasur shumë aplikime dhe audicionet nisin të hënën. “Nuk është e thjeshtë sepse sepse duhet të thyesh ta bu”, thotë autorja “por ne tashmë ia kemi marrë dorën”.
“Dashuria nuk njeh moshë, emocionet përjetohen njësoj. Të gjithë ata që janë mbi 40 vjeç, vetëm, të divorcuar apo të ve mund të aplikojnë në linkun aplikime.top-channel.tv/perputhen3”, njofton Olsa në “Shqipëria live”.
“Deri tani grupmosha më e madhe e aplikantëve është 40-50 vjeç, por kanë aplikuar edhe nipërit që duan të sjellin gjyshërit.
Nuk është vetëm për të gjetur partnerë por është edhe eksperiencë televizive shumë e bukur”. Olsa zbulon se moderatore do të jetë Bora Zemani pas një përvoje të suksesshme në “Për’puthen 2”, që vazhdon transmetimin në Top Channel, nga e hëna në të premte dhe të dielën në “Për’puthen Prime”.