Rozë

I kërkoi Saimirit ta pranonte sërish/ Vajza nga Gjermania degjeneron Enxhëllin: Më erdhi të qeshja me të i fusja unë nja dy….





Videomesazhi i Enxhëllit ku shprehej se është penduar dhe dëshiron të kthehet sërish në “Love Story”, ka shkaktuar mjaft reagime nga vajzat e tjera që janë në garë.

enxhell – Revista Bordo

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Generda e ironizoi Enxhëllin duke u shprehur se të gjitha mund të ikin një javë tek familja dhe më pas të fusin dy pika në sy dhe të qajnë se janë penduar.

“Për videomesazhin e Enxhëllit, më pl asi e qeshura të them të drejtën sepse po largohemi të gjitha një javë, shkojmë takojmë familjen , kthehemi se shohim që jashtë s’ka gjë dhe fus nja dy pika në sy dhe filloj qaj dhe unë, them më mungoi shumë “Saimili”. Kjo nuk është lojë tani, si gjithë vajzat kemi ardhur të respektojmë Saimirin dhe produksionin në rradhë të parë.

Për t’u çuar dhe të ikim dimë të gjitha sepse mua nuk është se më pëlqen çdo takim që bën Saimiri, është normale. Por e kemi marrë këtë si një impenjim dhe duhet ta çojmë deri në fund nëse na pëlqen vërtetë Saimiri. Nëse nuk na pëlqen, dhe na pëlqejnë ato që janë anash, merremi me këto lojërat. Saimiri do jetë ai që do vendosi, të shohim”, deklaroi Generda.

Mirëpo deklaratat e saj për Enxhëllin nuk mbarojnë me kaq pasi e pyetur sërish mbi të, Generda u shpreh se Enxhëlli po bëhet showgirl. “Enxhëll pati thënë që nuk është show girl dhe me këto që po bën, po bëhet një shoë girl”, tha Generda.

Kujtojmë që Generda dhe Enxhëll ishin bërë mikesha pasi në një intervistë të pak javëve më parë, Generda u shpreh se Enxhëll i duket vajza më e zgjuar.

Love Story | Enxhëll Lengo, prezantimi - YouTube





MË TË LEXUARAT

To Top