Rozë

Doli si e fejuar me Andin kur ishte e lidhur me një tjetër/ Ja kush mund t’i japë sqarimet në Përputhen Prime, mund të ndodhë të





Të dielën në emisionin “Për’puthen Prime”, e cila është përmbledhje e të gjitha ndodhive gjatë tërë javës, në të cilën munden konkurrentët të sqarohen me njëri-tjetrin.

S'di ta drejtosh', Bora Zemani i kthehet komentuesit që e kritikoi për moderimin e 'Përputhen'

Por, pas skandaleve me fotografitë e ish-konkurrentit Beartit dhe Teas, ku kjo e fundit në emisionin e kaluar të Prime, u largua si çift me Andin.

Andi pas daljes së fotografive të Teas, ai kishte akuzuar emi sionin se në fillim të emisionit të gjithë konkurrentët duhet të nënshkruajnë një kontratë e cila i detyron ata të sillen dhe të realizojnë takimet sipas dëshirave të produksionit.

Ende nuk ka reaguar autorja e emisionit Olsa Muhameti rreth këtij skandali, por që pritet të flitet gjatë emisionit të dielën.

Kujtojmë që edhe në sezonin e parë, Ina dhe Geri ishin çifti i parë që doli nga “Për’puthen”, por që më pas lidhja e tyre kishte kriza e që më pas u ndanë, por shumë ndjekës të këtij emisioni e kanë cilësuar edhe atë si një gënjeshtër duke e akuzuar Inën që kishte një lidhje me një biznesmen shqiptar.

Në “Për’puthen Prime”, fillimisht u shtuan dy opionisitë të rinj, Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj. Ky i fundit u largua dhe vendin e tij e zuri Elona Duro. Dhe, që tani pritet të largohet Fatma dhe në vendin e saj pritet të jetë Akil Pano.

Ndërsa gjatë kësaj jave mungoi Atdheu dhe Arberi, ky i fundit vendosi të largohet nga emisioni për shkak të disa angazhimeve jashtë vendit, ndërsa Atdheu kishte kërkuar pushim për arsyeje personale.

Sipas disa informacioneve, të dielën ose gjatë javës së ardhshme pritet të largohet edhe Ana e dytë e cila do të zëvendësohet nga një vajzë zeshkane.

Ndërsa do të flitet edhe për lidhjen e konkurrentit të ri, Rinian Leka, pasi shumë foto të dyshes u postuan që nga hyrja e tij, dhe pritet të sqarohet vetë Riniani. Dhe do të behët e ditur edhe “Për’puthen 3” e cila do të jetë me konkurrent me moshën mbi 40 vjeç, dhe pritet po të njëjtën të udhëheq Bora Zemani.






MË TË LEXUARAT

To Top