Mbrëmjen e djeshme, Sindi bëri një mini-intervistë me ndjekësit e shumtë, të cilët ishin shumë kuriozë që të dinin sa më shumë detaje rreth saj. E sigurisht që nuk munguan pyetjet në lidhje me emisionin “Për’puthen” ku ajo është pjesë.
Madje dikush i shkruante: ““Sindi kanë qarkulluar lajmet që je në lidhje me Locon, a është e vërtetë? Të lutem një përgjigje”.
“A di gjë ti Loco? Se na bënë të lidhur këta”, përgjigjet me sportivitet Sindi, teksa etiketon edhe Elvisin.
Ndërkohë ky i fundit e ka ripostuar këtë në “Instastory”-n e tij ku shkruan: “S’më kanë thënë gjë akoma. Pres ta marre vesh nga portalet. Ishalla s’më dalin fotot me Atdheun se na kanë fiksim”.
Duket se Loco vijon të ironizojë situatën e krijuar nga fotografitë ku Tea shfaqet duke u puthur me Beartin, edhe pse ajo doli nga programi së bashku me Andin.