Opionionisti i emisionit “Për’puthen”, Arjan Konomi, nëpërmes një video të postuar në rrjetin social “Instagram”, ka bërë të ditur në një mënyre largimin e tij nga ky program.
Pas skandalit të fotografive të ish-konkurrentit nga Kosova, Beartit dhe Teas, e cila kjo e fundit u largua nga emisioni si çift me Andin, por që më pas doli të mos jetë e vërtetë.
Andi ishte ai i pari që kishte reaguar në lidhje me këtë rast, duke a kuzuar kontratën të cilën e kishte nënshkruar në hyrje të këtij emisioni, dhe që ka qenë i detyruar nga ta të dilte çift me Tean.
Ndërsa, pas largimit Tea kishte vazhduar të frekuentonte vende të ndryshme me ish-konkurrentin, të cilët ishin parë nga ndjekësit e këtyre dhe më pas kishin publikuar fotot, por të cilat i kishte hedhur vetë ajo.
Bearti ditë më parë kishte konfirmuar lidhjen e tyre, dhe që sipas tij Tea nuk ka faj në këtë mes dhe dashuria e tyre është e vërtetë. Por, pas të gjitha këtyre ngjarjeve, vetë opionionisti Konomi, ka treguar që ka mbetur i shokuar nga kjo ngjarje dhe që ka vendosur të largohet.
“Në mijëra mesazhe dhe komente që janë bërë në të cilat jepen shumë versione dhe që kërkojnë që unë të them diçka, ajo që ndjej pikë së pari detyrë për veten time dhe për ndershmërinë time”, tha në fillim Konomi. “Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël as dyshimin më minimal që mund të ekzistonte kjo e vertetë që e keni marrë vesh këtë ditë, nëse kam pas dyshime kanë qenë dyshime të caktuara, që tani i takojnë 3 apo 4 muaj më parë”, shtoi ai.
“Kam pasur dyshime për tërheqje reciproke kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijeni dhe çdo informacioni deri në momentin që do ishte Prime, ku Tea dhe Andi do të largoheshin nga ai emisioni, kjo është një gjë që dua të sqaroi”, vazhdoi ai. Gjatë kohës së fjalimit të tij, Arjani shihet tepër i emocionuar dhe i përlotur dhe pritet që mos të vazhdojë më emisionin.