Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Saimiri ka treguar se një prej vajzave e ka pëlqyer me shikim të parë.
Dhe ajo është pikërisht Meri, me të cilën Saimiri ka patur disa takime. Cila nga vajzat të ka pëlqyer që në shikim të parë?
Ishin shumë emocione natën e parë sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja, por s’mi tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur.
Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë dhe te nata e trëndafilave. Është edhe e thjeshtë, edhe elegante, me një buzëqeshje që të bën për vete. Saimiri është 100% shqiptar, por jetesa atje, shkollimi, më kanë edukuar pak më ndryshe.
Çfarë të mungon më shumë nga Gjermania? Ajo qetësia. Ti në jetën tënde në Gjermani, ke përzgjedhur apo të përzgjidhnin? Unë gjithmonë kam përzgjedhur në jetë, kështu që nuk është se erdha këtu për të zgjedhur se m’u dha rasti.