Shkëndije Mujaj u bë e njohur për publikun shqiptar për fotot dhe videot e saj s*ksi që publikonte në rrjetet sociale. Mujaj ka bërë një ndryshim drastik në jetën e saj, pasi së fundi i është dedikuar fesë.
Ajo shfaqet e mbuluar me shami dhe ka treguar se ka hequr dorë përfundimisht nga jeta që bënte më parë.
Ditën e sotme në një videomesazh në “Abc-në e mëngjesit”, Shkëndija u shpreh se ka qenë një zgjedhje e saj dhe se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë.
“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.