Rozë

I hodhi hi syve një populli të tërë/ E dinim se donte Andin, po flinte me djalin nga Kosova shqiptarët e bëjnë gjëmën Teas





Trekëndëshi Andit-Tea-Beart është kryefjala e medias rozë ditët e fundit. Tea është ish-konkurrentja më e dashur dhe e ëmbël e cila doli nga “Përputhen” si çift me Andin.

Por idealet që u ngritën për këtë “çift” u rrëzuan shumë shpejt kur në rrjet u publikuan fotot e Teas dhe Beartit teksa putheshin në buzë.

Këto foto patjetër që tron ditën gjithë publikun e sidomos fansat e “çiftit” të parë të programit. Ishte Bearti ai i cili konfirmoi i pari lidhjen e më pas Andi i cili u justifikua me arsyen se produksioni i ka detyruar të vepronin në këtë mënyrë.

Tea reagoi vetëm mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një video në kanalin e saj në Youtube duke konfirmuar lidhjen, por duke ndjekur logjikën e Andit të justifikimit.

Sipas saj produksioni si dhe vetë Andi ishin në djeni të lidhjes së saj dhe Beartit, por çdo gjë në program ishte e planifikuar dhe me skenar. Por çfarë ka ndodhur mënjëherë pas publikimit të kësaj video? Njekësit e shumtë që kanë “pushtuar” Instagramin e Teas janë larguar dhe madje në numër i madh prej tyre.

Bëhet fjalë për 7 mijë ndjekës të cilët brenda natës i kanë bërë “unfollow” ish-konkurrentes së bujshme të “Përputhen” në një farë mënyre duke e b raktisur. Kujtojmë që pas daljes nga prgrami dhe shpërthmit të skandalit Tea kishte një rritje të ndjeshme të ndjekësve që duket se tani kanë ndërruar mendje.

Bearti e thotë me zë dhe figurë: Tea është me mua, jemi bashkë! Ajo është viktimë e kësaj situate - Abc News





MË TË LEXUARAT

To Top