Rozë

(Video) Meri ia bën 8 me 2 Saimirit e vë të hap petë byreku, ai i bën premtimin e madh





Saimiri dhe Meri kanë kaluar një ditë mjaft të këndshme dhe argëtuese, teksa ajo i kishte bërë edhe një surprizë 33-vjeçarit.

Dy javë m'u dukën si dy muaj", Saimiri e shpreh hapur që i ka munguar Meri - Tv Klan

Duke qenë se në takimin në vilë ku të gjitha vajzat përgatitën nga një pjatë për Saimirin, Meri nuk ishte, ajo vendosi t’i bëjë atij byrek.

Madje Meri i ka mësuar edhe Saimirit si të hapë petët e byrekut. Saimiri: S’ka më bukur se natyra, e kam shumë qejf. Në Shqipërinë tonë çdo gjë e ndjej më shumë, më me zemër.

Meri: Është normale, ke lënë zemrën këtu edhe pse jeton atje. Dua të bëj diçka tradicionale dhe ti do më ndihmosh mua të bëjmë një byrek në saç.

Saimiri: Mos më bëj të çohem unë se po u çova do lëpish gishtat. Me çfarë do e bësh?Meri: Dua ta bëj me spinaq, majdanoz, qepë…Tani vjen pjesa më e bukur sepse do vish të më ndihmosh.

Saimiri: Do hapim petët? Bobo! Më të vështirën më le mua! Si të duket kjo? Byreku i parë në jetën time, ia dolëm më në fund!

Meri sot u kënaqa, jo vetëm nga natyra e bukur që më solle këtu, por edhe byrekun që bëre për mua, më ktheve në fëmijërinë time.

Meri: Këtë meritë e kemi të dy sepse gjithë atë punë të madhe, më ndihmove edhe ti. Saimiri: Ti ke qenë një nga të preferuarat e mia që në natën e parë, kur unë të kam parë atje tek vila. Sa herë jam me ty kam një ndjesi shumë të veçantë, ndihem shumë mirë. Shpresoj që kjo ndjenjë mos të shuhet k urrë.

Saimiri i rrëfen Merit sikletin më të madh që ka - Tv Klan





MË TË LEXUARAT

To Top