Pas skandalit të publikimit të fotove të saj me Beartin, Teas i ka ndodhur një e papritur. Profili i saj në Instagram është fshirë.
Nëse kërkoni emrin e Teas tashmë do të gjeni vetëm fanpage, pasi profili i saj zyrtar nuk rezulton më.
Tea kishte mbi 500 mijë fansa dhe sapo kishte hapur giveaway, ç’ka tregon se ish-konkurrentja mund të mos e ketë çaktivizuar vetë profilin, por mund t’ja kenë mbyllur.
E vërteta mbetet për t’u mësuar, ndërkohë që një ditë më parë, Tea sqaroi çështjen e fotove me një video në Youtube.
Ajo shprehej se lidhja me Beartin ka nisur pas daljes së tij nga emisioni. Sipas Teas, Andi dhe një pjesë e produksionit e dinin lidhjen e saj. Sa për fotot, Tea tregoi se i ka publikuar vetë ajo me Beartin.