Këngëtari i njohur, Rati ishte i ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, ku ka folur rreth baladës “Nostalgjia” dhe karrierës së tij në muzikë.
Rati u shpreh se i mungojnë mbrëmjet me muzikë live dhe shifra më e madhe që ka fituar ka qenë 100 milionë lekë në Laç.
“Më ka marrë mall për kohën kur hidhej leku letër. Jo vetëm mua, po të gjithë artistët e live për kohën kur nisje dhe hidhej leku nga lart. Shifra më e madhe që kam fituar është 100 milionë lekë me gjithë grupin në Laç”, tha këngëtari.