Konkurrentja e re e emisionit Për’puthen, Antonela Berisha, që në hyrjen e saj në emision ka marrë vëmendjen e djemve të programit.
Antonela ka lindur në Shkodër dhe jeton në Milano ku punon edhe si “Visual Mercheardiser”. Bukuroshja i është bashkuar emisionit për të gjetur fatin e jetës.
Që në fillim ajo ka treguar se ka një lloj pëlqimi për Mevlanin, çka më pas çoi edhe deri te përplasje me Ledjanen, ku kësaj të fundit ai i kishte kushtuar kengë.
Së fundmi, faqja “Vipat e bllokut” ka zbuluar disa foto të Antonelës vite më parë.