Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një 42-vjeçar nga Tirana në emisionin “Jeta pa filtër” në News24.
Përballë psikologes Ervisa Lula, e cila është njëkohësisht dhe autore e programit babai i 2 fëmijëve tregon si e zbuloi të vërtetën se e shoqja kishte një tjetër lidhje: “Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh.
I përlotur ai përshkruan dhe momentin më të vështirë atë të përballjes me të vërtetën në derën e një apartamenti me qira, aty zbuloi edhe se bashkëshortja e tradhtonte me një person të cilin e njihte: “Ngriva për momentin, më nxorën shumë shpejt që andej, gjithçka në krevat ishte filmuar, më nxorën shumë shpejt që të shmangnin kon fliktin”.
Fajin thotë se e ka vetë pasi punonte shumë dhë nuk arrinte dot t’i qëndronte afër asaj. Tani jetojnë sërish bashkë, e fali dhe arsyeja janë fëmijët. 42-vjeçari pohon gjithashtu se pa fëmijët s’mund të jetonte kurrë dhe nëse do të divorcohej atëherë gjykata do ia jepte kujdestarinë nënës. Psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për “Jeta pa filtër” ka bërë një analizë lidhur me këtë fenomen.