Një nga konkurrentet më të përfolura në ‘Love Story’, Enxhëll u largua nga formati me dëshirën e saj, duke hequr dorë edhe nga ‘Princi i kaltër’ me pretendimin se nuk po e përballon dot presionin e madh që po i ushtrohej.
Mirëpo, largimi i saj hapi shumë polemika dhe polemikat u shtuan kur ajo kërkoi një tjetër mundësi nga produksioni, duke u shprehur se ishte penduar dhe donte të rikthehej në program.
Në një foto të publikuar nga ish-konkurrentja në Instagram, kanë nisur komentet e njëpasnjëshme mbi mënyrën e largimit të saj.
Një ndjekëse e quan Enxhëllin ‘fallco’ dhe shprehet se i është rritur mendja. Madje, ajo aku zon Enxhëllin se ka përhapur thashethemet e lidhjes së Saimirit me Generdën.
“Kjo ëngjëllushja është dja llushja. Është kaq fallco, do vetëm vëmendje, nuk ka ndjenja. Është pas parave. Ja kanë rritur mendjen këto bashkëfshataret e veta duke i thënë ti je më e bukura, më e mira dhe i ka hyrë vetja në qejf, por ka edhe më të bukura se kjo. Dhe jo Generda nuk është me Saimirin. Nuk ka asnjë femër që të rri e qetë si Generda duke parë partnerin e saj të puthet me femra të tjera, s’ka sens. Janë thjesht thashethemet e Ëngjëllushes sepse ka f rikë nga një femër e fortë si Generda. Plus nuk mendoj që Generda është e preferuara e Saimirit”, shkruan komentuesja, e cila ka marrë përgjigje edhe nga Enxhëll.
“O qytetare qetësohu, merr frymë, përfito që s’po të bëj bl lok! Tur p nuk ke?! Po tregon veten sa bosh dhe pa intelekt që je”, ia kthen Enxhëll.