Tea dhe Bearti kanë qenë çifti më i komentuar në media e rrjete sociale ditët e fundit dhe përpos faktit që kanë patur shumë sul me, ata janë shumë të lumtur bashkë. Kështu u shprehën të dy, në një intervistë për “Prive”, teksa mjaftonte një shikim në sytë e njëri-tjetrit për të kuptuar që janë shumë të dashuruar.
Madje mos të çuditemi kur Tean në të ardhmen ta shohim nuse në Kosovë. I pyetur nga gazetari, Bearti i buzëqeshur tha se mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë ndërsa Tea u shpreh se aktualisht ata po njohin më mirë njëri-tjetrin.
Kjo është edhe arsyeja pse nuk e bënë publike menjëherë lidhjen e tyre. Prandaj pas sulmeve, lajmeve të shumta, komenteve pafund, le t’i lëmë të qetë të jetojnë dashurinë e tyre Tean dhe Beartin sepse siç shihet janë vërtet të lumtur bashkë.