Konkurrentja e ‘Love Story’ Xhesi ka dhënë një intervistë së fundmi ku është pyetur rreth komenteve që e bezdisin më shumë atë.
Ndër të tjera, Xhesi tregoi se një nga gjërat që e bezdis dhe mërzit më shumë është fakti se shumë ndjekës i shkruanjë, duke i vënë në pah kilogramët e saj, dhe duke i thënë ‘je shumë e dobët”.
Xhesi tregoi se para se të futej në emision ka humbur plot 7 kilogramë.
“Do thoja që nuk mërzitem unë, por ka raste që mami im dhe mërzitet më shumë se unë. Komenti që më prek më shpesh është që je e dobët. Si fillim unë nuk e kam në dorë dhe së dyti, një ndër arsyet që unë jam shumë e dobët, është se kam humbur rreth 7 kilogramë, para se të filloja këtë rrugëtim”, ka thënë ajo.