Rozë

Paskan bërë sherr? Po përflitet se Arbana Osmani ka hequr nga puna Luana Vjollcën?





Po këtë herë çfarë ndodhi? Luana postoi në Instagram se është “gati për shfaqjen e saj televizive”.

Prit, a nuk mbaroi “Shiko kush luan”?! Po, mbaroi. Ishte një sezon i lodhshëm televiziv prandaj edhe Luana vendosi të shkonte me pushime.

Pushime në pandemi, por sidoqoftë, po thoje çfarë? Po thoja që shkroi me shaka se është gati për emisionin dhe pyeti ndjekësit se “kujt i mungon Shiko Kush Luan sot?”.

Edhe ku qëndron problemi? Sot fillon “Dua të të bëj të lumtur”.

Aa, pra Luana po injoron emisionin e koleges po thua ti? Çudi sepse Luana thekson gjithmonë që është feministe. Plus duket sikur po injoron prodhimin e vetë televizionit ku punon. Apo po e dramatizoj? Gjithsesi më duket çudi. Gjykoje vetë. Nuk dua të ndikohesh nga unë. Por sidoqoftë nuk e mendoj vetëm unë që postimi mund edhe të ishte shmangur. Të paktën mbishkrimi.

Pse kush e mendon tjetër? Vetë Arbana.

Oh, po këtë të më kishe thënë. Siç mund ta shohësh, një prej stafit e pyet Luanën: “Ta postojmë promon për sot?” dhe Arbana i thotë “postoje”.

Këtu duket sikur ka diçka më tepër. Ndoshta.

Komentet pasivo-ag resive këtë thonë. Ndoshta.

Image result for arbana osmani luana vjollca





MË TË LEXUARAT

To Top