Një nga çiftet më të komentuara në rrjetet sociale janë Seldi Qalliu dhe Sindi Çela. Çifti së fundmi janë komentuar se janë ndarë, pasi, nisur nga fakti që kanë fshirë fotot dhe kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagrami”, ndjekësit mendojnë se ata nuk janë më bashkë.
“Je ndarë nga Seldi ëëë.. Ju ndërron si çorapet!”, i ka shkruar një fans Sindit dhe ajo menjëherë i është përgjigjur: “Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”.
Këto dyshime vijnë pasi Seldi Qalliu festoi ditëlindjen në fillim të janarit dhe partnerja e tij zgjodhi foto të veçanta që s’i kishte treguar më parë për t’i bërë një urim publik.
Në “Instastory”, Sindi shkroi “Gëzuar ditëlindjen!”, shoqëruar me tri zemra të kuqe. Këto postime erdhën disa javë pasi u përfolën për ndarje, ngaqë fshinë nga rrjetet sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në “Instagram”.
Më pas ishte Sindi që shpjegoi se nuk ishte e vërtetë se ishin ndarë dhe e gjithë kjo kishte ndodhur nga sjellja e saj impulsive. Kjo është hera e dytë që Sindi përpiqet të mohojë ndarjen nga Seldi dhe miq pranë tyre ka treguar se ajo e ka të vështirë ta pranojë ndarjen, pasi shpreson në një rikthim të mundshëm.
Seldi ishte i pari që e bëri publike lidhjen në muajin shtator të vitit të kaluar. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto, ku shkëmbente një puthje në buzë me të.