Gazetari Bledi Mane i ftuar në emisionin “Rrethi Katror” u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të ruhen nga Covid.
Kjo duke pasur parasysh shtimin e ndjeshëm të numrit të vi k timave apo të të inf ektuarve në javën e fundit.
“I them qytetarëve ta lënë Korçën, se është bërë Korça si Dhërmiu i dimrit, t’i lënë mbledhjet në grupe nëpër restorante e kafene, sepse shikoni si janë shtuar rastet.
U them të mbajnë maskën e të ruajnë distancën fizike, dhe nëse ka ditë me diell ta shijojnë atë kafe në dorë duke ecur,” tha Bledi Mane.
Por ai u kundërshtua nga konspiracionisti Alfred Cako, tashmë i njohur si një prej personave që mohojnë se virusi ekziston.
“Ç’i ke këto mo, lëri mo njerëzit të bëjnë dashuri, lërini mo përrallat,” tha Cako.