Këngëtarja Enca Haxhia ka konfuzuar jo pak ndjekësit, me një postim që ajo ka ndarë së fundmi në Instagram.
‘Thashë Po’ ka shkruar ajo krah një fotoje ku pozon me një unazë në gisht. Mjaftoi kaq, që rrjeti të shperthente në aludime se këngëtarja është martuar.
Këto aludime e çuan Encën në nevojën e një sqarimi të mëtejshëm, teksa shkroi: “Thashë PO për të dashur veten time çdo ditë e më shumë! Derisa një ditë një burrë të më dojë mua akoma më shumë”.