Aktorja Rudina Dembacaj është vazhdimisht në qendër të vëmendjes me postimet që bën në rrjetet sociale.
Në fillim të vitit ajo është martuar me Mark Frrokun dhe ndjekësit e saj shpesh herë janë kuriozë të dinë më shumë për jetën e tyre private.
Ajo shpesh realizon mini-intervista me ndjekësit në rrjetet sociale dhe i përgjigjet pyetjeve kurioze të tyre pa doreza. Së fundi një nga ndjekësit e ka pyetur nëse zihet ndonjëherë me Markun dhe Rudina shprehet se ai është një engjëll.
“Si mund të zihesh me këtë engjëll? Bëj shaka, zihemi, por jo shpesh. Marku është shumë i qetë. Unë jam zjarmi i tokës”, është përgjigjur moderatorja
Një pyetje tjetër ka qenë nëse do dëshironte ta kishte Markun më herët dhe ajo përgjigjet: “Jo çdo gjë ka kohën e vetë”.