Rozë

Do të bëhet nënë për herë të parë/ Afërdita Dreshaj merr dhuratën e madhe nga Xhesika Berberi





Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë dhe që tani çifti ka nisur të marrë dhuratat e para për bebin.

Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e Afërditës, i ka dhuruar një karrocë, të cilën modelja e ka publikuar në Instastory.

“Faleminderit Xhesika”, ka shkruar Afërdita krah postimit ku tregon dhuratën. Në një intervistë për “Revista Who”, Afërdita ka treguar se fëmija ka ardhur pa planifikim.

“Jo nuk patëm një periudhë të gjatë që e dëshironim një beb. Ne ishim duke shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë tonë. Ndodhi që bebi vendosi të vinte shpejt dhe ne s’mund të ishim veçse shumë të lumtur”, ka thënë Afërdita.

Modelja ka treguar edhe momentin kur mësoi se është shtatzënë: “Ahhhhh! Momenti i testit. E mbaj mend si tani: Po bëhesha gati për palestër, Jakub ishte në krevat duke parë televizor. Bëra testin dhe bërtita me të madhe: “Oh my god, I’m pregnant”. Jakub erdhi me vrap, bëmë edhe dy teste të tjerë për të qenë të sigurt dhe akoma nuk arrinim ta besonim deri sa shkuam te doktori për ta konfirmuar. Mora vesh që jam shtatzënë ekzaktësisht një javë para ditëlindjes time. A mund të kisha marrë dhuratë më të bukur se kaq?”.





MË TË LEXUARAT

To Top