Riniani ka pak kohë që është bërë pjesë e “Përputhen”, por menjëherë ka marrë vëmendjen e sidomos për jetën jashtë progamit.
Në media e rrjete sociale u përfol se konkurrenti ishte martuar me një ruse dhe kishte fëmijë. Riniani mo hoi këto lajme të dielën në “Përputhen Prime” duke thënë se në fakt bëhej fjalë për një ish të tij.
“Është thjesht një foto me ish të fejuarën time dhe unaza është një nga shumë dhuratat që i kemi bërë njëri-tjetrit. Kur ka mbaruar raporti, është hequr dhe unaza. Kam bashkëjetuar 8 vjet me këtë vajzën ruse. Ka qenë një histori dashurie shumë e bukur, shumë e fortë. Edhe jemi rritur bashkë sepse në perspektiva të jetës, zgjodhëm në mënyrë shumë demokrate që të ndahemi dhe secili të marrë rrugën e vet”, tha Riniani.
Mirëpo faqja në Instagram, Padorashka tregon se rusja vazhdon ende të mbajë fotografi me Rinianin në rrjetet e saj sociale.
Kjo ka ngjallur edhe dyshimet se raporti mes tyre mund të mos ketë përfunduar. Megjithatë mbetet për t’u mësuar në vazhdim si qëndron e vërteta.