Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtari i njohur, Seldi Qalliu i ka dhënë fund fejesës me modelen Sindi Çela.
Sipas mediave kosovare, kjo bëhet e ditur nga miq të ish-çiftit por është Sindi ajo e cila vazhdimisht po e mohon këtë fakt.
Ndërkohë, nuk ka asnjë fotografi të përbashkët në llogaritë e të dyve në rrjetet sociale. Seldi dhe Sindi u fejuan një vit më parë, kur Seldi i propozoi asaj në ditëlindje.
Mirëpo, pas këtij lajmi ka folur më në fund, modelja Sindi Çela e cila reagoi sërish me një video në Instastory ku tha: “Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”