Në puntatën e djeshme të “Përputhen” u transmetua takimi i Jasminës dhe Andit. Dyshja ishin treguar shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke kërcyer dhe duke u përkëdhelur.
Ana Kauri mori rolin e opinionistes dhe nuk la fjalë pa thënë për Andin. Ajo tha se për të nuk asnjë vlerë, pasi është i njëjtë me të gjitha vajzat.
Ana: Unë do ta sak atoja Andin po të isha në vendin tënd (i thotë Arjan Konomit). Do ta sak atoja në maksimum.
Më dukesh i njëjtë me të gjitha vajzat, mundohet të bëjë të gjitha vajzat për vete. Problemi i Andit është që mundohet të bëjë femrën të ndihet shumë mirë kur del me të. Është gjë pozitive për një mashkull, por për të gjitha nuk mund të jetë i njëjtë në gjendjen emocionale.
Pas takimit me mua, dole me Melisën dhe i the që ndjen për të me anë të poezisë, kur ndërkohë kur erdhe u shprehe që të pëlqeja unë dhe Tea. Më pas del me Antonelën që po ashtu i bën poezi, me Jasminën që e shohim që do të jesh i afruar.
Andi: Zonjusha opinioniste të ka mbetur hatri për poezi? S’je ti për poezi.
Ana: Për çfarë jam unë? Andi: Ndoshta e merr vesh.
Ana: Varet nga ti a e marr vesh unë apo jo? Andi: Varet nga ti Ana: Nga unë nuk varet sepse vetëm duke parë sjelljet me vajzat e tjera, unë nuk dua fare që të dal në takim me ty. Për mua ti nuk vlen.