Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se është zyrtarisht e shëruar nga koronavirusi.
Bora e ka fituar b ete jën me Covid-19, e tani të gjithë po presin që ta shikojnë në ekranin e Top Channel, duke moderuar emisionin “Për’puthen”.
“Zyrtarisht negative”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas dy fotove që ka postuar në rrjetet sociale. Bora ka publikuar një foto të saj nga makina dhe një tjetër të gjithë ilaçeve që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta lu ftuar virusin.
Kujtojmë se prej disa ditësh, programin e moderuan konkurrentet e “Për’puthen” Ana Kauri dhe Antonela. Ndërsa dy ditë ishin vajzat e larguara nga programi, Melisa dhe Ana Lleshi.