Sot në studion tek E Diela Shqiptarë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është fuar Due dhe Dilja nga fëmijët e tij. Ai dhe bashkëshortja kanë bërë 9 vajza dhe djalin në fund.
Çifti ka bërë shumë përpjekje për të sjellë në jetë djalin e tyre dhe për këtë arsye e kanë pikë të dobët. Ata e kanë quajtur Gjet dhe djali sot ka për t’i njoftuar se do largohet nga Shqipëria për të punuar dhe shprehet se do i gjendet pranë gjithmonë.
Due hyn në emision duke duartrokitur dhe duke kënduar “shumë urime për emisionin” duke shkaktuar të qeshura në studio.
Ardit Gjebrea: Po si jeni? Due: Unë vde s për ty.
Ardit Gjebrea: Të kesh jetë dhe shëndet , për veten, Dilen dhe fëmijët e tu. Ardit Gjebrea: Po kush ju ka thirrur sot?
Due: Po nuk dimë dhe as duam të dimë fare, a të pashë ty? Unë jam fukara por jap 1 milion lekë vetëm të të shoh ty në studio. Jam babai i 9 vajzave dhe i 1 djali në fund. Djali nuk më ka thërritur se është në Shkodër. Të gjitha vajzat i dua dhe më duan njësoj, nuk di, unë as do vras mendjen kush është, veç do shoh, nuk di se çfarë të the. Unë kam 30 nipa dhe mbesa, kam stërnipa dhe stërmbesa 17, gjithsej si familje bëhemi 59. Nga 59 nuk e di se kush më ka thërritur.
Ardit Gjebrea: Më shto mua dhe bëheni 60.
Due: Ti je i pari. Ardit Gjebrea: Zonja Dile si i keni aleancat në shtëpi?
Dilja: Një lloj, me çunin unë për vete dua më shumë çunin se është i përditshëm aty, ndërsa të gjitha vajzat të gjitha njësoj. Ardit Gjebrea: Ju jetoni me çunin?
Dilja: Po. Ardit Gjebrea: Po kur nuk vjen ndonjë natë çuni në shtëpi? Dilja: E di unë si e mbyll derën kur nuk vjen ai.